Jozefina Topalli merr mbështetjen e parë nga një artist dhe publikisht. Eshtë këngëtari shkodran Frederik Ndoci që përgëzon ish-eksponenten e lartë të PD për iniciativën dhe shkruan se kjo lëvizje është e vonuar.
“Pak me vonesë. Por më mirë vonë se kurrë. LuBa është vegël e Soros. Detyroi Doktorin me u tërheq.
Dhe bani të djathtën ma dështake për 6-7 vjet” shkruan Ndoci në profilin në rrjetet sociale ku Topalli ka hedhur fjalimin e mbajtur një ditë më parë.
Jozefina Topalli, shpalosi dje lëvizjen e re për ndryshim sic tha ajo, ndërkohë që priste që një lëvizje të dilte kundër treshes Rama-Meta-Basha.
E kur kjo nuk ndodhi, Topalli mori iniciativën për të qenë në krye të lëvizjes deri në zgjedhjet e 25 prillit.