Lajme

Tradhëtohet nga njeriu i saj më i dashur Monika Kryemadhi, ai bëhet bashkë me Ramën për zgjedhjet





Nasip Naço deklaroi se do të jetë pjesë e të majtës progresive. Po kështu, ditën e sotme, gjatë ceremonisë së Ujit të Bekuar në Berat, Nasip Naço u shfaq përkrah ministrit të Turizmit, Blendi Klosi, ku bëri të njëjtën deklaratë.

nasip naco - TiranaNews

“Sot do të shprehja edhe një herë qëndrimin tim se do të jem në krahë të majtës progresive, ku Berati dhe Shqipëria nuk ka nevojë më për eksperimente politike. Ka nevojë për të ecur përpara. Unë kam qenë pjesë e kabinetit qeveritar nga LSI, së bashku me PS. Kontributi im ka qenë modest, por përkushtimi im ka qenë i madh për të ecur para si me reformën në drejtësi dhe në reformat e tjera që janë të domosdoshme”, tha ai.

“Ajo që mund t’ju them se sot jam me zotin Klosi dhe në të ardhmen do të jem me të. Shqipëria nuk ka më nevojë për eksperimente politike dhe as për njerëz vasal të dikujt tjetër, por të përfaqësojë një pjesë të elektoratit që është i pa-përfaqësuar dhe se votat e tyre të shkojnë në koalicion me të majtën progresiste. Eksperimentet janë të së kaluarës, e ardhmja i përket së majtës progresiste”, shtoi Naço më tej.

IBNA/Interview with the minister of Justice, Mr. Nasip Naco





MË TË LEXUARAT

To Top