Rozë

Tradhtojnë më shumë gratë apo burrat? Dedektivja shqiptare e tregon hapur

Dedektivja Shkenda Lili e ftuar në “Më lër të flas”, me Donald dhe Romeo Veshaj foli mbi tradhtinë, dhe se kush sipas saj tradhton më shumë meshkujt apo femrat.

Detektiv Privat - Shkenda Lili - Detektiv Privat ne Shqiperi & Tirane

Lili, në bazë të punës së saj profesionale si dedektive private e çështjeve personale por jo vetëm, dhe në bazë të eksperiencës së saj tha se numri i kërkesave të meshkujve për të ditur për eksperiencat e partnereve të tyre është rritur.

“Në fillimet e mija kanë ardhur femrat më shumë, ishte një përqindje e madhe femrash që kishin dyshime dhe kërkonin t’i zbulonin këto dyshime, por është rritur numri i kërkesave të meshkujve, që duan të dinë për partneret e tyre”, tha ajo.

Ndryshimi kryesor mes meshkujve dhe femrave sipas saj është se meshkujt shkojnë duan të marrin më shumë informacion mbi partneret e tyre kur janë në proces divorci për prova, ndërsa fermat si më egoiste duan të dinë se çfarë bën partneri i tyre.

“Burrat vijnë me një qëllim të caktuar, ose janë në një proces divorci ose marrëdhënia e tyre ka mbaruar, dhe duan prova se bëhet fjalë dhe për fëmijët dhe për pasurinë, ndërsa femra e ka më shumë atë egon për të ditur çfarë bën bashkëshorti”, shtoi Lili.

“Tek unë vjen në fakt mosha 35 e lart, jo të rinj, më shumë familjarë, qoftë edhe nga kostoja që nuk e përballon një çift i ri që janë në lidhje”, tregon dedektivja.

E pyetur nga Romeo se kur është sezoni i gjuetisë dedektivja tha: “Gjatë verës vijnë refugjatët dhe sikur i trazojnë më shumë ujërat”, ndërsa shtoi se gjatë verës ka më shumë punë.

Femrat apo meshkujt? Dedektivja tregon kush tradhton më shumë në

MË TË LEXUARAT

To Top