Një grua 61-vjeçare, Begona Gancedo, u gjet e pajetë në shtëpinë e saj në Cologno Monzese , në provincën e Milanos.
Djali 28-vjeçar i gruas është arr estuar me ak uzën e vr asjes me dashje, dhe është shtruar në spital ku po mbahet nën mbikqyrje. Karabinierët e kompanisë Sesto San Giovanni kanë ndërhyrë me kërkesën e disa fqinjëve të cilët kanë dëgjuar zhurma dhe britma që vinin nga një apartament.
I riu dyshohet se ka vepruar vetëm, ndërsa motrat e tij, binjake 24-vjeçare me sindromën Down, flinin në dhomën e tyre. Të hënën ai ishte parë teksa endej në rrugë, duke bërtitur se do të v riste nënën e tij, aq sa banorët telefonuan 112.
Begona, e lindur në Spanjë, por një shtetase italiane në të gjitha aspektet, ishte e martuar në Cologno Monzese dhe punonte në biblioteën e qytetit. Bashkëshorti i saj vd iq nga një atak në zemër 15 vjet më parë, duke e lënë atë vetëm me tre fëmijë shumë të vegjël.