Lajme

Trägjedi/ Këta janë 2 vëllezërit shqiptarë që humbën jetën duke shkuar në punë

E shtuna e kaluar ishte një ditë e trishtë për familjarët dhe gjithë të njohurit e dy vëllezërve që humbën jetën duke shkuar në punë. Mediat italiane kanë bërë publik emrat e dy vëllezërve shqiptarë të cilët humbën jetën mëngjesin e së shtunës në zonën e Chessa në Itali.

Ata janë Mersin e Aklen Myftarago, 44 dhe 38 vjeç. Dy vëllezërit jetonin prej vitesh në Arcille dhe punonin në bujqësi. Ata ishin përshtatur mjaft mirë atje dhe kishin një jetë të rehatshme.Vëllai i madh Mersini kishte dy fëmijë dhe bashkëshortja e tij ishte shtatzënë me të tretin, ndërsa vëllai i vogël Alkeni kishte 3 fëmijë.

Vëllezërit Myftarago kishin dalë herët nga shtëpia, si zakonisht, por në orën 06:30, pa e ditur që s’do ktheheshin më të gjallë në shtëpitë e tyre.Në anën tjetër të rrugës ku ndodhi fatkeqësia ishte një tjetër makinë që drejtohej po nga një shqiptar, 28-vjeç, i cili mbeti i plagosur, por tashmë është në gjendje të mirë.Vëllezërit Myftarago ndërruan jetë në vendin e ngjarjes. Për këtë ngjarje të trishtë eagoi edhe kreu i komunës së Campagnatico. Ai tha se do të bënte gjithçka për t’u ardhur në ndihmë dy familjeve të vëllezërve.Ndërkohë mediat fqinje shkruajnë se dy vëllezërit ishin të pandarë në jetë, madje deri në castin e tyre të fundit në këtë botë.

MË TË LEXUARAT

To Top