Personi që shihni në foton e mëposhtme është Pashk Delia, polici i burgut të Shënkollit i cili humbi jetën ditën e djeshme në Lezhë.
40-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me motorr kur ka humbur kontrollin është përplasur me një shtyllë . Mësohet se Delia ishte babai i 4 fëmijëve dhe ditën e djeshme ka qenë duke u kthyer nga v arrimi i xhaxhait të tij kur është aksid entu.ar.Ka dyshime se shkak i ngjarjes mund të ketë qenë pagjumësia. Në lidhje me ndarjen e parakohshme të tij nga jeta kanë reaguar edhe miq e familjarë të tij të cilët shprehen se Delia ishte një punonjës korrekt me detyrën.
“Si pasoje e nje ak sidenti fatal, ne oret e pasdites, humb jeten punonjesi i policise ne ievp Shenkoll, Pashk Delia. Prind i 4 femijeve qe tashme do jetojne me kujtimin e babait te tyre te dashur. Kolegu i ndjere ishte nje punonjes korrekt me detyren.Sindikata i shpreh ngushellimet me te ndjera familjes se tij dhe i ben thirrje punedhenesit qe te ofroje ndihmen e duhur sipas parashikimeve ligjore ne fuqi.
Shpresojme qe duke treguar kujdes te shtuar me zbatimin e rregullave te qarkullimit, te minimizohen rastet fatale!Policia e Burgjeve meriton vemendje e trajtim te veçante sipas ligjit pasi eshte sherbimi qe po kalon nje periudhe te veshtire e stresante nga kushtet dhe natyra e veshtire e punes nen trysni”, shkruhet në faqen zyrtare të Sindikata Shërbimeve Policore të Shqipërise.