Ylli i televizionit francez, Igor Bogdanoff është ndarë nga jeta si pa sojë e infektimit me covid-19 , gjashtë ditë pasi vëllai i tij binjak Grichka vd iq për shkak të së njëjtës sëmundje, konfirmoi avokati i vëllezërve për CNN të martën.
Maitre Eduoard de Lamaze tha se ishte informuar për vdekjen nga të afërmit e binjakëve. “Ata kanë vde kur nga Covid,” i tha ai CNN. “Ata ishin të dy në të njëjtin spital, Grichka vd iq gjashtë ditë më herët se Igor.”
Ai tha se ata ishin shtruar në spitalin Georges Pompidou që nga 15 dhjetori pasi u kontraktuan me Covid në nëntor. Igor Bogdanoff vdiq të hënën dhe Grichka Bogdanoff vd iq të martën e kaluar.
De Lamaze tha se është “shumë e trishtueshme të shohësh ata dy burra që e donin aq shumë njëri-tjetrin, ishin të lumtur, të sjellshëm dhe origjinal”. Ai shtoi se vëllezërit kishin qenë të shëndetshëm përpara se të kontraktonin Covid-19.