Lajme

Trägjedia/ Asnjë nuk ka mbijetuar nga rrëzimi i avionit, në zi për humbjet

Një pasagjere ishte një nënë, që po shkonte me avion për të vizituar vajzën që nuk e kishte parë prej disa vitesh. Një tjetër ishte një grua në rrugën e sipër për t’u ribashkuar me të fejuarin e saj pas disa muajsh ndarjeje.

Në pritje të mbërritjes së tyre, këta njerëz u ndeshën me tm err pasi avioni 5735 i China Eastern Airlines, në fluturimin nga Kunming për në Guangzhou, u rrëzua të hënën në malet me pyje të dendur të Kinës jugore.

Ekipet e shpëtimit kërkuan vendin e rr ëzimit për të tretën ditë të mërkurën, por nuk gjetën asnjë të mbijetuar. Ndërkohë, historitë e vikt imave po shfaqen në mediat shtetërore që pikturojnë një portret të 132 personave në bord, ndërsa njerëzit në mbarë vendin ndajnë mesazhe pikëllimi — dhimbja e tyre është bërë më e mprehtë nga dy vjet izolim dhe ndarje gjatë pandemisë Covid-19 .

Një burrë i tha Beijing Youth Daily shtetërore se ai dhe e fejuara e tij në distancë kishin qenë së bashku për pesë vjet. “Këtë herë ne nuk e kishim parë njëri-tjetrin personalisht për katër muaj, na mungonte shumë njëri-tjetri”, tha ai.

E fejuara e tij kishte planifikuar fillimisht të fluturonte për në Guangzhou për ta parë atë më 22 mars, por asaj nuk iu durua dhe e ndryshoi avionin.

Një grua tjetër tha për gazetën se kishte disa vite jashtë vendit dhe nuk e kishte parë nënën e saj për një kohë të gjatë. Nëna e saj kishte qenë rrugës për ta vizituar dhe fillimisht kishte planifikuar të kalonte tranzit përmes Shangait – por me këshillën e një agjenti udhëtimi, e ndryshoi fluturimin e saj për të kaluar përmes Guangzhou.

Në mesin e pasagjerëve ishte një vajzë e re, sipas Beijing Youth Daily. Një studente në qytetin Kunming, ajo ishte në rrugën e saj për në shtëpi në Guangzhou për të festuar ditëlindjen e saj të 16-të me miqtë dhe familjen. Pa e ditur ajo, miqtë e saj kishin planifikuar një festë surprizë. Përpara se të hipte në fluturim, ajo i dërgoi mesazh një shoku, duke i thënë: “Kur t’ju shoh të gjithëve, duhet t’ju përqafoj siç duhet”.

Të tjerë në bord përfshinin profesionistë të rinj në udhëtime pune dhe të porsamartuar, sipas medias shtetërore.

MË TË LEXUARAT

To Top