Milot- Vd ekja e dyfishtë e babë e bir mbrëmjen e sotme në ak sident në Rrugën e Kombit ka shkaktuar dh imbje jo vetëm te familja e Shkurt Prengës, por edhe miqtë dhe shokët e tij.
Aksid enti t ragj ik i ka prekur të gjithë. Në rrjetet sociale nuk kanë munguar postimet prekëse dedikuar 33 vjeçarit Prenga dhe djalit të tij, vetëm 3-vjeç që ikën nga kjo botë.
“E pabesueshme. Qofsh i parajses shoku im Shkurt Prenga bashke me djalin tend. Zoti i forcoft familjen tende”.
“O Zot, sa e padrejtë kjo jetë. Ike në lule të rinisë mor shoku Shkurt Prenga. Edhe vogëlushi juaj, nuk mundi të mbijetonte qofshi mirë me Zotin, ngushëllime Familjes”. Këto janë disa nga mesazhet në Facebook për ngjarjen e rëndë.
Çifti Prenga së bashku me djalin po udhëtonin me makinën e tyre tip “Opel” kur u përplasën me një “Benz” që shpërtheu në flakë. Djali v diq në vend dhe i ati në spital. Fabiola Prenga që humbi djalin dhe burrin ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.