Një ngjarje tra gjike u regjistrua ditën e sotme në Fushë Arrës, ku nëna bashkë me dy vajzat e saj humbën jetën pasi ranë në kontakt me energjinë.
Vik timë mbetën ,Sidorela Kola 18 vjeç, Emiljana Kola 15 vjeç dhe Prendushe Kola 42 vjeç.Fqinji i familjes Kola, Gjon Zeka ka folur për ‘News24’, ndërsa ka treguar rreth situatës së si ka ndodhur ngjarja e rëndë.
“I pashë të tria pa ndjenja dhe njërën prej tyre e kapa me dorë dhe ishte shumë e ftohtë akull dhe aty besova se kanë ndërruar jetë. Ka qenë një nga familjet më të respektuara. Njëra vajzë ishte me shkollë të lartë erdhi në banesë si ditë pushimi. E ëma sa ka ardhur nga puna, kur ka gjetur vajzën të vdekur në tualet, duket se ka tentuar ta kapë dhe ka vdekur edhe ajo. Shumë e rëndë”, ka thënë ai.
Ndërkohë aktualisht mësohet se trupat e pajetë ndodhen në banesë, pasi është kërkuar ardhja e ekspertëve.
Sipas burimeve nga police bëhet me dije se do të bëhet fillimisht një ekspertizë , më pas do të përcillen në m org ku do ti nënshtrohen një hetimi më të thelluar.