Trashëgimtarja e ‘Top Channel’, Lori Hoxha publikon shpesh në rrjetet sociale momente me dy nipërit e saj London e Roman.
Blogerja e njohur duket se kalon goxha kohë me ta dhe e shijon tepër ndjesinë e të qenurit teze. Megjithatë, ajo paska një ves, tipik shqiptar, që lidhet me puthjet e tepërta ndaj fëmijëve.
Këtë na e ka treguar vetë Lori nëpërmjet një Instastory, ku ka publikuar një video me Roman, teksa shkruan “Roman më urren.”
Fashionistja shihet tek mundohet ta puth të voglin, por ai nuk e lejon duke i vendosur dorën te goja.
Në fakt e kuptojmë shumë mirë Romanin sepse të gjithë kemi pasoja nga fëmijëria nga ky ves tipik shqiptar.