Rozë

Tregoi se u nda nga burri/ Rudina Hajdari tregon se cilat kanë qenë arsyet

Pak kohë më parë e ftuar në “Wake Up”, ish-deputetja e PD-së, Rudina Hajdari tha se jetesa në dy vende të ndryshme kishte sjellë një ftohje mes saj dhe bashkëshortit, i cili jeton në SHBA. Asokohe ajo u shpreh se të dy po bënin më të mirën për raportin mes tyre për shkak të vajzës.

Rudina Hajdari deklaron ndarjen nga bashkëshorti, ja cila është

Mirëpo, duket se gjërat nuk kanë funksionuar më dhe dyshja kanë vendosur të ecin në rrugë të ndryshme. Vetëm së fundmi Rudina ka konfirmuar ndarjen në një intervistë për “D-Night”.

“E kam shprehur unë që kam pasur vështirësi në këtë marrëdhënie e nuk ka asgjë të keqe të flasësh hapur, por ajo çka mund të them që ne kemi pasur fatin e privilegjin që njihemi për kaq shumë kohë bashkë e në thelb kemi një respekt të jashtëzakonshëm për njëri tjetrit, e ja kemi transmetuar dhe gocës dhe ruajmë një marrëdhënie shumë të mirë.

Nuk i kam fare problem këto lajme se kur je person publik duhet ti përballosh, një ditë do s’do do të dalë e kur të përballesh më mirë të jesh e drejtpërdrejtë se sa ti bësh bisht”, është shprehur ajo.

Rudina Hajdari deklaron ndarjen nga bashkëshorti, ja cila është

MË TË LEXUARAT

To Top