Blogerja Armina Mevlani ka folur sërish për dasmën e shumëpritur të saj dhe planet për t’u bërë mama.
Në një intervistë për “revistawho”, Armina Mevlani tha se e sheh shumë shpejt veten e saj si nënë.
“Shpresoj që gjërat të shkojnë mirë sepse unë këtë verë kisha shumë projekte sikundër dhe që e kam pranuar, mund të kishte dhe një dasmë të mundshme dhe nuk është se isha organizuar për këtë pjesë. E kishim folur dhe menduar, por nuk e kisha organizuar, ç’është e vërteta dhe nuk është se e kam anulluar. Është në planet e afërme, nëqoftëse gjithçka shkon mirë, patjetër që do ndodhi, por unë nuk kam pasur asnjëherë nxitim për t’u martuar dhe për të bërë dasmë. Dasma do bëhet sigurisht, por nuk e kam pasur pjesë që duhet bërë patjetër”, shprehet Armina.
E pyetur kur e sheh veten nënë, fashionistja tha: “Nuk e shoh shumë larg sepse unë vitin tjetër bëj 30 vjeç, e shoh shpejt, dua që patjetër të kënaq veten, partnerin, familjarët dhe të kem një dhuratë nga zoti siç është një fëmijë. Por kam pritur për shkak sepse të dy kemi qenë të angazhuar, por dhe kemi dashur të shijojmë këtë pjesën e të qenurit vetëm me njëri-tjetrin dhe ndihem me fat që edhe Shkëlzeni në këtë pikë më ka kuptuar sepse unë jam lidhur në një moshë relativisht shumë të re me të, më ka kuptuar që unë të ndihem gati dhe kjo periudhë po afron”.