Dita e martë do të jetë dita më e ftohtë e javës dhe e muajit. Nesër temperaturat do të vijojnë të zbresin, por të martën do të kapin kulmin.
Pritet që termometri të shënojë minus -17 gradë Celsius në zonat verilindore e juglindore, ndërsa në Tiranë temperaturat do të shkojnë deri në -5 gradë Celsius.
Dita e premte do të jetë ajo që do të sjellë një ‘zbutje’ të motit, por shtim të vranësirave e shirave. Temperaturat më pas, pritet të rriten gradualisht.