Lajme

Treni i mor para dy djemtë në Gjermani, shqiptari: Gruaja dhe djali tjetër i panë kur, tre djem më dha Zoti tani kam një…

Babai i dy djemve, Hasanit dhe Blerianit Arifaj, të cilët humbën jetën tr agji kisht në Gjermani pas një për plasje me trenin,  Arif Arifaj  ka rrëfyer momentet e vështira rreth ngjarjes.

Albanian brothers hit to death by the train in Germany on their way to school, the third saved - Oculus News

Arifaj ka zbuluar se skena është parë nga bashkëshortja dhe vëllai i tyre.

“Si zakonisht, djemt cdo mëngjes zgjoheshin në ora 6:30 për të vazhduar rrugën për në shkollë, unë gjendem në Gjermani në landin e Bavarisë, jam afro 30 vite në Gjermani prej demonstratave të prillit 1989. Kisha tre djem, atë ditë si zakonisht ishin duke shkuar në shkollë.

Si cdo mërgimtar në Gjermani, që shumica kanë ardhë prej kushteve të vështira e shumica prej vështirësive nga okupatori serbë. Gruaja është me profesion mësuese, i ka marrë djemtë për t’i çuar në shkollë. Aty ku është rruga e trenit, është edhe rruga për të kaluar automjetet”,

“Vonesa që të mos lëshohen pengesat për automjetet, Zoti ka dashtë me ma lanë veç një. Kanë tentu më atë frigën se tuj iu ikë treni për shkollë, dhe mendimi im është që trenin që e kanë pa, kanë mendu që është i ndalun dhe s’ka tjetër, mirëpo në atë moment ka ardhë treni për në anën tjetër, në momentin që kanë dalë, 3 djem kanë qenë, po dy kanë dalë, e i ka marrë dy djemt e vogël, Hasanin dhe Blerianin, Hasani ishte 17 vjecar, kurse Bleriani 14 vjecar. Treni me atë shpejtësinë e madhe i mori përpara dhe humbën jetën tr agji kisht aty”, ka thënë ai.

MË TË LEXUARAT

To Top