Njëmbëdhjetë persona kanë vde kur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa janë regjistruar edhe 205 raste të reja me koronavirus.
Numri total i të vd ekurve ka arritur në 365, ndërsa i të infektuarve ka arritur në 10.795.
Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 163 pacientë, duke arritur shifrën totale në 6411. Numri i rasteve aktive është 4019.
Në 24 orët e fundit, sipas IKSHPK-së, janë testuar 521 mostra dhe 205 kanë rezultuar pozitive. Është rritje e numrit të rasteve për dallim nga ditët e kaluara.