Lajme

Trishtim! Ky është 19-vjeçari shqiptar që humbi jetën në Itali duke punuar në ndërtim

Një ngjarje f atale ka ndodhur të hënes në Perugia të Italisë, ku 19 vjeçari shqiptar, Aurel Doda ka ndërruar jetë teksa po punonte në sektorin e ndërtimit.

I riu nga fshati Fishtë i Lezhës ishte djalë i vetëm i damiljes Doda, ndërsa kishte pak muaj që kishte shkuar për të punuar si emigrant në Itali.

Mësohet se i riu ka humbur jetën menëjherë në vendin ku pësoi ak sidentin fatal. Ende nuk dihend etajet e tjera të plotë që pritet të mësohen më vonë.

Reagimet për këtë ngjarje fatale kanë qenë të shumta jo vetëm nga familjarët dhe të afërmit e të riut por edhe nga njerëz të tjerë të zonës.

Njëri prej tyre që ka reaguar pak më parë përmes një postimi në rrjetet sociale është edhe Altin Prenga i “Mrizit
të Zanave”, pasi duket se 19-vjecari ka qenë nga e njëjta zonë.

“Aurel Doda ja theve zemrën familjes tane, na e theve zemrën si fshat, si zonë dhe ska fjalë tjera me e përshkru këtë tragjedi për fshatin tonë!Zoti të pastë në parajsë”, shkruan Prenga.

MË TË LEXUARAT

To Top