Modelja Beniada Nishani u shfaq elegante, plot pozitivitet dhe energji edhe këtë 14 shkurt, brenda shtëpisë së Big Brother, duke uruar banorët për ditën e të dashuruarve si dhe prindërit e saj.
E veshur me një fustan të kuq, siç i ka hije ditës së Shen Valentinit, Beniada i është drejtuar të atit të saj, që të blejë lule dhe çokollatat e preferuara të nënës së saj në këtë ditë feste.
Ndërsa ka bërë thirrje që të ‘bëjnë sa më shumë dashuri’, Donaldi e ka ngacmuar me një pyetje pikante Beniadën. “Po pse mendon se vazhdojnë akoma ata të shtëpisë tënde?”- e pyet ai.
Beniada ndërkohë, ka zbuluar edhe se prindërit e saj kanë dashur një tjetër fëmijë së fundmi. Beniada: Gëzuar Shën Valentinin, gëzuar Donaldi, gëzuar Iliri Emanuela.
Iliri: Gëzuar motra. Donaldi: Gëzuar të keqen. Beniada: Gëzuar San Valentinon të gjithëve, gëzuar mami babi, babi ik bleji mamit trëndafilat rozë që ka qejf mami ngjyrë pjeshkë të lutem shumë mos i kap nga komshiu lulet, shko ble lule babi dhe një pako cokollatë për mamin nga ato që ka qejf me lajthi. Faleminderit. Dhe bëni dashuri, jo luftë, bëni dashuri shumë.
Donaldi: Po pse mendon se vazhdojnë akoma ata të shtëpisë tënde? Beniada: Poo ca thu ti mo tallesh? Ata donin me bo një beb tjetër, rri rri ti.
Fëmijën e pleqërisë doshin. Thashë unë jo mos na boni mu kështu shaka të rris unë një beb tani. Po deshin një beb tjetër.