Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, u përcoll sot për në banesën e fundit në një ceremoni shtetërore të organizuar në presidencë.Ai ndërroi jetë ditën e shtunë në një spital provat në gjermani, pasi vuante prej kohësh nga mëlcia, që ishte acaruar më shumë si pasojë e Covidit.Ish-kryetari i PD Lulzim Basha, ka munguar sot në ceremoninë e lamtumirës për presidentin Bujar Nishani.
Basha ka dërguar në Presidencë një kurorë me lule.Në videon e mëposhtme duket momenti kur një person i vendos lulet pranë arkivolit të Bujar Nishanit, me shirit me emrin e Lulzim Bashës.
Ky i fundit ndodhet jashtë vendit dhe në këto kushte ka nisur lule.Por pak sekonda më vonë, kurora me lule e ish-kryetarit të PD largohet nga salla. Nuk dihet nëse familja ka urdhëruar ashtu, apo ky vendim është marrë nga vetë stafi i Presidencës që ka organizuar ceremoninë.SHIKO VIDEONPresidenti Bujar Nishani u përcoll sot për në banesën e fundit dhe në homazhet për të kanë marrë pjesë sot politikanë nga Shqipëria por dhe nga vendet e rajonit. Në Presidencë kanë shkuar dhe politikanët socialistë.