Nëse vizitoni faqen e Joan, do të shihni se motoja e saj është: “Nëse unë mund ta bëj atë, edhe ti mundesh!”
Ajo ndryshoi tërësisht jetën e saj, në moshën 70-vjeçare, kur pati probleme me shëndetin. Artriti e pengonte të lëvizte dhe të bënte aktivitetet që donte.
Joan vendosi t’i kushtojë shumë rëndësi shëndetit të saj mendor e fizik. Mjekët e mbushën me ilaçe ndërsa ajo iu përkushtua ushtrimeve. Ndërsa koha kalonte, performanca e saj në palestër po bëhej më e mirë dhe kilogramët kishin filluar të binin.
Në më pak se 4 vjet, Joan ka humbur rreth 32 kilogram, duke arritur peshën e saj të synuar. “Tani për të qëndroj në përputhje me zakonet që kam krijuar që nga fillimi i këtij transformimi”.
Fitnesi tashmë është bërë pjesë e pandarë e jetës së Joan, e cila konsumon 5 vakte në ditë, merr suplemente që e ndihmojnë në stërvitjen që bën 5 ditë të javës. 2 ditët e pushimit ia ka kushtuar relaksit dhe familjes.
Ndërkohë ka krijuar kontakte me burra dhe gra të tjerë, që duan të heqin qafe zakonet e këqija. Ajo thotë se asgjë nuk është e lehtë, por inkurajon njerëzit të mos dor ëzohen. “Transformimi është i vështirë, por ia vlen! Sugjeroj që të kontrolloni marrjen e ushqimit me një aplikacion falas dhe të shikoni sasinë e ujit që pini”.