Rozë

Turi feston datëlindjen dhe Orinda Huta i ka bërë urimin që ëndërron çdo burrë: Gëzuar babi dhe më e mira nuk ka ardhur ende

Sot për Turin, Orindën, atarën dhe gjithë familjen e tyre është një ditë feste. Producenti i “Klanifornia” ka sot ditëlindjen dhe mbush 37 vjec. Sigurisht që urimet kanë qenë të shumta për Turin.Urimin më të bukur dhe emocionues ia ka bërë shoqja e tij e jetës, Orinda Huta.

Turjan Hyska returns to music, brings the most exciting song you've heard

“A nuk ishte ky viti me i bukur o dashuri? Gezuar ditelindjen babi Turjaniiiii! Me e mira nuk ka ardhur akoma..”, shkruan këngëtarja dhe moderatorja.Turi dhe Orinda janë një nga ciftet më simpatik të shoubizit tonë, pak më parë se një vit më parë ata u bënë prindër për herë të parë. Në jetë erdhi Atara.Përsa i përket karrierës televizive, Turi është producenti i “Klanifornia”, spektakli i përjavshëm i humorit, që ka bërë për vete publikun dhe vazhdon të bajë cdo ditë të shtune.

Nga ana tjetër, Orinda vazhdon të moderojë formatin e saj të preferuar që jemi mësuar ta shohim gjithmonë, “Jo vetëm modë”, cdo të dielë në TV Klan.Duke përfituar nga rasti, edhe në i urojmë Turit gëzuar ditëlindjen, të bëhet 100 vjec dhe të vazhdojë të ruajë thjeshtësinë dhe humorin që e karakterizon.

Turjan Hyska largohet nga Vizion Plus, ja ku do ta fillojë emisionin e ri –  Balkanweb.com – News24

MË TË LEXUARAT

To Top