Rozë

U bë baba për herë të parë, Robin Krasniqi tregon për herë të parë emrin e djalit

Boksieri i njohur Robin Krasniqi ka reaguar për herë të parë pas ardhjes në jetë të djalit të tij.

Robin Krasniqi dhe Marigona Krasniqi edhe zyrtarisht të martuar? Çifti i  referohen njëri-tjetrin si burrë dhe grua - Telegrafi

Ai ka publikuar një foto-album në profilin e tij në Instagram, ku shihet në spital me bashkëshorten e tij, Marigona Krasniqin dhe djalin e tyre të porsalindur. Krahas postimit ai shkruan se i është realizuar ëndrra më e bukur në jetë, teksa shton se tani është i përmbushur.

Ma mundësoj që ëndrren më të bukur në jetë, ta realizoj dhe ta përjetoj, e sot e mbaj në duart e mija për herë të parë dhe nuk ju besoj syve të mi… Ndjenja më e bukur në jetë, e që më bënë të dal nga vetja, ishte takimi i parë me ty, kur ti pash sytë e tu për herë të parë ❤️ ime, unë tani jamë i përmbushur”– thuhet në postimin e plotë të Robinit.

Lajmi se boksieri është bërë baba, u bë fillimisht i ditur nga i afërmi i tij përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai publikoi një foto të boksierit së bashku me fëmijën e tij në duar.

“Urime Haxhi Robin Krasniqi ishalla me jetë të gjatë e të lumtur u plakshi bashkë”, shkruan afërmi i Krasniqit.

Mirëpo, së fundmi Robin ka zbuluar emrin e djalit të tij dhe është kaq interesant. “Të dashur Miq, më lejoni të ju falënderoj përzemërsisht për urimet tuaja, për lindjen e Djalit tonë, Meyson Robin Krasniqi. Ne ju përshëndesim nga zemra dhe ju urojmë gjithë të mirat”, shkruan Robin.

Fejohet Robin Krasniqi | Gazeta Lajm

MË TË LEXUARAT

To Top