Reperi i njohur, Ledri Vula është bërë ditën e sotme baba për herë të parë. Partnerja e tij, Sara Hoxha, ka lindur gjatë ditës së sotme dhe lajmi u bë i ditur nga mediat.
Çifti janë bërë prindër të një vajze teksa emri i vogëlushës nuk është bërë i ditur akoma.
Pak më parë Ledri reagoi për herë të parë në Instagram. Edhe pse jo me vajzën e porsalindur, reperi publikoi një imazh duke shtrënguar dorën e Sarës.
Çifti ka marrë urime të shumta nga miqtë e tyre, personazhe publikë dhe nga fansat.