Lajme

”U bë hyrja me lekë”/ Erion Braçe ndërhyn që të hiqet trau në parkun e Divjakës

Në hyrje të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta u vendos pak ditë më parë një tra duke e bërë me lekë hyrjen për vizitorët, por u hoq menjëherë pas den oncimit të deputetit socialist Erion Braçe, i cili e konsideroi si një “lajthitje”

Eskursion mësimor në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta - Portali Shkollor

Lidhur me këtë rast, ka ardhur një tjetër reagim nga Braçe në rrjetet sociale. Mëngjesine sotmën ai ka postuar një video, ku shihet një çift teksa xhiron videoklipin e dasmës dhe shkruan “mbi strugat e mrekullueshme të një parku të lirë”.

“Po vendosin tra në hyrje të parkut, i pyes më thonë jemi punëtor. U them kush po e bën më thonë ADZM. Edhe këtu tek moli për të bërë fotot e dasmave do të behet me pagesë.

Për vendas e të huaj do të duhet të kalohet atje matanë tek trau me pagesë për të bërë xhiro në park. E shikoni ku ka arritur lajthitja në këtë vend?!”, tha Braçe në rrjetet sociale.

Kundër hyrjes me biletë në parkun e Divjakës shprehet dhe deputetja demokrate, Ilda Dhori. “Dua të sjell në kujtese në 2011 ka ekzistuar trau në brendësi të pyllit, ata që kanë qenë atëherë në opozitë (PS) e kanë çuar në gjykatë dhe gjykata e shpallur të paligjshëm.

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta - Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe  Turizmit

MË TË LEXUARAT

To Top