Dojna Mema dhe Vlashent Sata u bënë prindër në gusht të këtij viti, kur bebushi i tyre, Nolan Sol erdhi në jetë.
Disa herë, para lindjes së djalit, Dojna ka folur shumë për emrin e bebushit, duke shprehur dëshirën që t’i vendoste një emër unik. Së fundmi, ajo ka zbuluar arsyen pse zgjodhën emrin Nolan Sol, duke theksuar se emri ishte i mirëmenduar, sepse tingëllon bukur në vendin tonë dhe në atë francez, pasi Nolan Sol i gëzon të dyja nënshtetësitë.
“Ne duhet të gjenim një emër që të tingëllonte edhe në Shqipëri edhe në Francë sepse Nolan Sol ka të dyja kombësitë. Kur mendonim emra shqiptarë nuk shqiptoheshin në Francë, kur mendonim emra të bukur francezë, nuk shqiptoheshin këtu”, tha Dojna.
Më pas, ajo shtoi: “Ne kishim menduar emër komplet tjetër që në muajin e tretë të shtatzënisë, që nuk ia vumë sepse 24 orë para na thanë që është një emër që mund të ketë konotacion negativ në Francë”.
“Emrin s’do ta them sepse sot e kësaj dite e kam pikë të dobët”, përfundoi Dojna, duke na lënë ne shpirtrave kuriozë në agoni.
Gjithsesi, të gjithë mund ta pranojmë se Nolan Sol është një emër shumë i bukur.