Dy ditë pasi u bënë prindër për herë të parë, Ermira dhe Gold AG ia kanë mësyrë shtëpisë për të parën herë me djalin.
Ka qenë reperi ai që ka postuar një fotografi në rrjete sociale përpara klinikës gjinekologjike. Më pas, Ermira ka publikuar një fotografi nga mikpritja në shtëpi me buqetën me lule.
Jetë të gjatë Guerilit!
“Faleminderit Zot për këtë dhuratë, faleminderit të gjithëve për urimet e shumta që mi keni dërguar për lindjen e djalit, ua kthefsha për të mira e për gëzime.Faleminderit nusja jeme Ermira Shkodra, faleminderit për kujdesin gjinekologe Dardane Ukella Lleshi që e pate nga fillimi deri në fund.Faleminderit shumë doktor Selman Demolli për respektin e kujdesin e lindjes, faleminderit nga zemra motër e nderume Time Kadrijaj për angazhimin tënd dhe kujdesin për nusen e djalin.Mos e harrofsha asnjë të mirë nga ju e për të mira ua kthefsha .Zot faleminderit që na gëzove, Gueril ti m’bane babë e unë do të rris ashtu siç i ka hije një prindi, u rritsh pranë meje se mua m’ka munguar baba e ty mos të mungoftë asgjë në këtë jetë.Zoti im jepi shëndet, dije e le të jetë i hajrit për atdhe e fe ❤️ 30.11.2020”, ka shkruar ai.