Rozë

U bë nënë e një djali/ Gruaja e Shpat Kasapit merr kritika të mëdha pas postimit të kësaj fotografie

Pak ditë më parë Shpat Kasapi dhe bashkëshortja e tij u bënë prindër për herë të parë. Ata mirëpritën në jetë një djalë që e pagëzuan me emrin Roel.

Mirëpo, Selvija është përballur me disa komente të papërshtatshme në rrjete sociale. Ajo u komentua sa i përket grimit në foton me djalin e posalindur.

Selvija ka vendosur të reagojë duke kthyer përgjigje përmes një postimi në Instagram. “Njerëzit që e kanë parë videon e kanë vërejtur

se në lindje kam shkuar pa grim, këto foto janë të bëra një javë pas lindjes ku normal vendosëm t’i kemi kujtim disa momente të ëmbla.

Që të mos e zgjas shumë se u bë grimi im histori, kjo jam unë, e dua veten të rregulluar, më motivion kjo gjë dhe do vazhdoj derisa unë të dua.

E juaja është të flisni çka të doni, secili librin e vet e mbush para Zotit por fillimisht shikoni gjërat, logjikoni, mirëmbetshi” – është shprehur ajo mes të tjerash.

MË TË LEXUARAT

To Top