Rozë

U bë nënë, flet këngëtarja shqiptare që u martua me gjerman: Jam shtëpiake me kohë të plotë

Inida Gjata Kreuz, e njohur si Zhaku, u bë nënë për herë të parë para pak javësh. Ajo solli në jetë një djalë të cilit i vendosi emrin Amon.

'Shtëpiake krenare'/ Nga kuptimi i emrit te jeta pas lindjes

Zhaku ishte sot e ftuar te Rudina ku foli për emocionet e t’u bërit nënë dhe se si ka ndryshuar jeta e saj. Mes të tjerash ajo u ndal dhe te kuptimi i emrit “Amon”, duke thënë se do të thotë “njeri i popullit”.

“I jam dedikuar plotësisht mëmësisë dhe plotësisht jam bërë një shtëpiake krenare, madje Kristiani u habit, kur unë me shumë krenari thosha në spital jam shumë krenare që jam shtëpiake. Shumë-shumë bukur, shumë e pabesueshme, akoma nuk e besoj që ka dalë nga unë ai fëmijë. Amon ka kuptim, se është emër i vjetër i përdorur në Egjiptin e lashtë dhe përfaqësonte djalin, njeriun e popullit”, ka treguar Zhaku.

'Shtëpiake krenare'/ Nga kuptimi i emrit te jeta pas lindjes

MË TË LEXUARAT

To Top