Rozë

U bë nënë në moshë të madhe, prek prezantuesja italiane: U lumturova që djali erdhi të festojë me mua

Arrin një moment në jetë, kur ke mall të shohësh fëmijët pranë. Gjërat kanë ndryshuar aq shumë. Dikur të gjithë jetonin në familje të mëdha, tashmë njerëzit preferojnë familjet e vogla. Shumë të tjerë kanë preferuar edhe emigracionin, duke lënë pl agë të hapura për prindërit. Momenti më i gëzuar në vit për ta janë festat, pasi mbajnë shpresë se fëmijët mund t’ju vijnë pranë. Këtë gjë shpreh edhe Maria De Filippi, e cila ndihet e lumtur që i biri i kalon festat me të dhe bashkëshortin e saj.

because Maria De Filippi stops

“Krishtlindjet më të bukura me djalin tim, Gabriele, janë këto, sepse tashmë ai është i rritur dhe zgjedhja që ka bërë për t’i kaluar Krishtlindjet me ne, prindërit e tij, është dhurata më e bukur për ne. Sepse kur rritesh, kjo gjë është zgjedhje. Do dhe e bën, ndërsa kur je i vogël është diçka që merret e mirëqenë.

Ai erdhi në shtëpi për herë të parë gjatë Krishtlindjeve të vitit 2004. Kisha fr ikë se mund të mos i pëlqente më festa me ne. Doja shumë të ishte gjithçka perfekte, sepse nuk zgjedh vetëm ti të bëhesh mama, zgjedh edhe fëmija yt të të ketë nënë. Pra, kur fëmija rritet, vjen një moment kur nuk e di se si do reagojë ndaj përpjekjeve të tua, se çfarë do të thotë dhe këtë frikë e kam pasur edhe unë.

Do të kthehesha pas për gjithçka. Do të doja të kthehesha pas edhe në kohë. Nëse do të kisha një shkop magjik, do ta kisha bërë. Kam bërë çdo gjë që më ka pëlqyer, por do ta bëja sërish çdo gjë dy herë dhe nuk do të humbisja asnjë moment të jetës sime”. – shprehet ajo.

MË TË LEXUARAT

To Top