Rozë

U bë nënë pak ditë më parë, Doja publikon foton me gjyshin: Djali i im pastë zemrën tënde

Dojna Mema dhe Vlashent Sata u bënë prindër pak ditë më parë. Moderatorja zbuloi se e kanë quajtur vogëlushin Nolan Sol.

Ajo falenderoi publikisht stafin e Spitalit Amerikan për përkujdesjen që treguan gjatë lindjes. Së fundmi, moderatorja ka ndarë një foto të ëmbël me gjyshin e saj.

Gjyshi shihet duke i puthur dorën Dojnës teksa ndodhet e shtrirë në shtratin e spitalit.

“Nuk kam fjalë për ty gjysh! Nolan Sol pastë zemrën tënde dhe respektin e adhurimin që ke pasur gjithmonë për figurën e gruas”, tha ajo.

MË TË LEXUARAT

To Top