Bep Shiroka (1933-2010). Aktor. Lindi ne Shkoder, me 25 shtator. Ishte biri i Kole Shirokes, i njohur per organizmin e karnavaleve te qytetit si piktor e aktor.
Fillimet e tij i perkasin piktures, si dhe skenografise, me 35 punime te tilla, i nderuar edhe me Cmimin e Pare per skenografine e drames Lagjia e varfer e Fadil Pacramit* (1969). U dallua si aktor komik qysh ne rini me shfaqjet e shumta, dhene nga grupet amatore te qytetit.
Me 1965 mbaroi liceun artistik “Jordan Misja”* per aktrim. Eshte nder aktoret e zeshem te teatrit “Migjeni”* te Shkodres, qysh nga viti 1960, me rolin e Vel Sokolit ne shfaqjen Nora e Klemendit (drama dhe regjia nga Andrea Skanjeti)* dhe nje vit me pas me rolin e Viktorit te drama Histori irkutase e Arbuzovit, ku u shfaqjen me se pari edhe cilesite e tij te shprehura aktoriale te planit dramatik.
Vijoi te punonte ne kete teater derisa doli ne pension. Ka luajtur role dramatike, por jo pak edhe role komike. Ne teater ka realizuar mbi 100 te tilla. U dallua te shfaqjet Cuca e maleve, Perkolgjinajt dhe u afirmua me tej me rolin e Dashit te drama Fisheku ne paje e Fadil Krajes*, me te cilin misheroi tipin e malesorit te ngarkuar me paragjykime, patriarkal e te zymte, qe ne rrugen e clirimit shpirteror nis te rikuperoje emocionalisht raportin e tij me te shoqen, duke e kapercyer jo pa veshtiresi e ngurrime statukuone e saj tragjike te paravendosuar.
Luajti nje sere rolesh te formatit te heroit, ku dallon figura e Gjergjit te drama Shpartallimi e F. Krajes. Nder figurat e tjera te kujteses se ketij teatri ishin: te Luani i shtepise e F. Krajes* (Bushi), te Nora e A. Skanjetit* (Vok Mirash Husi), te Baca i Gjetajve e F. Krajes (Rushiti), te Ftese nga larg e S. Capalikut* (plaku 600-vjecar), tek Ishulli i Shitenit e Albri Brahushes (Gabrieli).
Ne vitin 1983 solli ne skene figuren e inspektorit Gull ne dramen Vizita e inspektorit e Xhon Pristlit, ku u riafirmuan cilesite e tij aktoriale, posacerisht ne ruajtjen e koherences dhe perspektives se veprimit, duke luajtur me mencuri tensionin dramatik, suspansen, poziten ironike dhe forcen imponuese prej akuzuesi.
Me interpretimin e rolit te trimit te Cmurosja, 1995, drama dhe regjia nga Serafin Franko*, B. Shiroka mberriti ne nje nga nivelet me te larta te lojes se tij duke shembellyer, fale veshtrimit epik e mitologjik, figuren e prijesit te fisit, te burrit autoritar e te mencur dhe te babait te respektuar ne familje.
Ai ka luajtur gjithashtu edhe ne 15 filma, ku u shqua sidomos me rolin e fanatikut ne filmin Cifti i lumtur, me te cilin fitoi edhe “Cmimin e vecante”, rol qe e ka luajtur edhe ne teater. Me tutje, ne vitin 1978 jetesoi me ndjenjte te mprehte humoristike figuren e xhandarit Vesel (filmi Koncert ne vitin ’36). Aktrimi i tij eshte i pajisur ne perjetime te thella, plane te larme interpretuese e shembelltyra te gjithfarta.
Galeria e karaktereve, qe ka krijuar ne mbi 40 vjet karriere artistike si aktor profesionist, ka ardhur duke u zgjeruar. B. Shiroka leviz lirisht ne disa rrafshe, komike a dramatike; ka nje ze te plote e imponues, shoqeruar me nje prani skenike te ndjeshme, nje trup te hirshem dhe impozant.
Eshte veprues me fjalen. Komunikon ne menyre te cliret me partneret, duke ndertuar merredhenie te sakta, ku ndihet logjika e vleresimit ne raport me sjelljen e personazheve gjate aktit te veprimit skenik. Mban titullin “Artist i merituar”.