Sot 6 vite më parë, u nda nga jeta Dr. Flori, vokalisti i grupit ‘West Side Family’.
E ndërsa sot, 6 vitë më vonë , miku i tij Landi Hysi, ka zgjedhur ta kujtojë atë në këtë përvjetor të humbjes së tij.
Psherëtij.
Ti buzëqesh.
Nuk psherëtij më.
Kohë idiote.
Kujtimi yt, mbetet.
17 Nëntor 2014
#DrFlori”, shkroi Landi.
Të shpeshta dhe të shumta kanë qenë rastet kur miqtë dhe familjarët e kanë kujtuar dhe i kanë kushtuar dedikime prekëse, të ndjerit Dr Flori. Kujtojmë se Dr. Flori përveç dhimbjes së madhe, la pas dy fëmijë dhe bashkëshorten e tij, Blerinën.