Moderatorja simpatike Jonida Vokshi dhe regjisori Besnik Krrapi festojnë sot përvjetorin e parë të martesës.
Jonida ka publikuar një foto nga dasma e tyre, duke bërë edhe dedikim special për bashkëshortin e saj.
“Si sot një vit më parë, u kënaqa shumë po shumë në një dasmë, që rezultoi të ishte e imja. Faleminderit miq që na e keni bërë këtë të paharruar.
Paçim edhe 100 përvjetore bashkë zemër”.
Kujtojmë se pak muaj më parë, Jonida dhe Besniku u bënë prindër për herë të parë të një vajze të quajtur Emi.