Është vërtet siç thonë, qeni dhe pronari janë njësoj? Kështu duket, kështu thotë edhe shkenca. Falë lidhjes intensive që krijohet mes tyre, ata përfundojnë të ngjajnë veçanërisht në karakter.
Janë kryer studime serioze që kanë ekzaminuar personalitetet e qenve, duke gjetur disa prova të ngjashmërisë me pronarët e tyre.
Në veçanti, konfirmohet teoria sipas së cilës, ashtu siç ndryshon personaliteti i njeriut ndërsa rritet, edhe qentë pësojnë transformime të ngjashme gjatë gjithë jetës së tyre.
“Si qeni, si i zoti” është një thënie shumë e zakonshme. Gjithmonë na ka pëlqyer të mendojmë dhe ndonjëherë na ka ndodhur të mburremi me të, se si pronarë të mirë, qeni ynë ishte njësoj si ne. Ose e kemi menduar për të tjerët, duke i takuar në rrugë për një shëtitje me katërputroshat e tyre.
Qeni i Donaldit e vulosi dje. Ndëra u fut për të takuar të zotin, as nuk ia ndjeu fare për këtë të fundit sepse qenushja e Enxhel ishte më tërheqëse se padroni i vet.
Ky ishte padyshim momenti më i bukur në natën e mbrëmshme të spektaklit, pas gjithë atyre debateve të kota mes banorëve të tipit “e lagu, s’e lagu”. Nata po bëhej e mërzitshme për publikun, deri në momentin që hynë qenushët për pak minuta për t’ë surprizuar “padronët” e tyre.