Historia e dashurisë që lindi në DWTS mes Elhaida Danit dhe Ledian Agalliajt mori vëmendje të madhe një muaj më parë. Së fundmi koreografja e spektaklit Ola Hasani zbuloi se në fakt Elhaida ka pasur një pëlqim për balerinin, që para spektaklit.
“Mbaj mend ditën e parë kur ka ardhur Elhaida për prova. Po e prisja me Ledin, kur erdhi dhe kishte një lloj dridhje. Ndoshta nuk më takon ta them por mendoj se kishte një lloj parapëlqimi për Ledin para se të vinte” tha ajo, teksa ishte e ftuar në “S’e Luan Topi.”
“Kishim vendosur të mos reagonim asnjëri, unë nuk jam këtu për të edukuar një popull të tërë por duke qenë se jam një personazh publik kam një lloj përgjegjësie kur bëj veprimet e mia në sy të publikut, e ndjeja të nevojshme të sqaroja vendin tim, fjalët nuk do të mbarojnë ku rrë. Jemi të rritur të dy, nuk ka mundësi të mos kishim lidhje më para, nuk kemi thyer asnjë kod moral, jemi shumë të lumtur sot dhe ndihemi shumë me fat e jemi të lumtur që ndodhi këtu se duam ta kemi kujtim gjithë jetës dhe uroj të na lejojnë ta jetojmë. Kjo gjë është e vërtetë nga fillimi e deri kur të zgjasë. Disa gjëra duhet ti mbajmë edhe për vete”, ka thënë Elhaida.