Të dashurohet thuhet se është gjëja më e bukur në jetë. Por një burrë nga India ra në dashuri me dy gra dhe u martua me to në të njëjtën ditë.
Burri Bastar në Indi u martua me të dyja gratë në 5 janar dhe në dasmë ishin të ftuar më shumë se 500 veta. Emri i tij është Chandu Maurya dhe është 24 vjeç.
Po ashtu si tregon ai të dyja gratë e tij i takoi teksa shkonte në punë. Një prej tyre e kishte takuar teksa shkuar për të instaluar shtylla elektrike në zonën e Tokapal në Indi.
Aty takoi 21-vjeçaren Sundari Kashyap dhe të dy ranë në dashuri. Një vit më vonë takoi, Haseena Baghel 20 vjeçe. Chandu ra përsëri në dashuri.
Të dy vajzat pranuan që ai të martohej me të dyja. Si tregon i riu nuk i mjaftonte njëra prej tyre dhe nuk mund të zgjidhte. Kurse prindërit e tij janë shumë të kënaqur që do të kenë dy nuse në shtëpi.
Burimi:Hindustan Times/ Marrë nga Revista Ora.