Kur vajza 1.58m e gjatë Brooke Dostillo u përputh me një lojtar basketbolli në një rrjet njohjesh të reja, ajo e dinte që do të ishte i gjatë, por siç rezultoi me vone, nuk ishte përgatitur për atë që do të ishte diferenca e gjatësisë mes çiftit te ri.
Tashmë i dashuri i saj i ri Dylan Painter, është gati 2.25 metra i gjatë, dhe disa thonë se duket si ‘një kullë’ mbi të dashurën e tij.
26 vjecarja Brooke, 26 thotë: “E dija që ishte në një skuadër basketbolli, por nuk e dija sa i gjatë ishte, dhe nuk e dija sa e shkurtër isha vetë”.
“Është e vështirë ta imagjinosh derisa e shikon vetë. Por për mua të gjithë njerëzit më duken të gjatë, kurse atij Dylan i duken të gjithë të shkurtër.”
Brooke e Dylan u njohën në rrjetin e miqësive kur të dy ishin studentë, prandaj nuk e kuptonin diferencën e tyre derisa u takuan personalisht.
Ndërsa kur ishte koha për t’i prezantuar njëri-tjetrin familjeve të tyre, ata u dhanë atyre të gjithë paraljmërimet e mundshme.
Brooke shton: “Familja ime ishte shumë e emocionuar të takoheshin me Dylan dhe e pëlqyen shumë kur e takuan. Ne i kishim paralajmëruar të afërmit për diferencën në gjatësi.”