Lajme

U dha alarmi edhe për cunami, ja sa ballë ishte tërmeti që lëkundi këtë shtet

Një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 6.9 ballë të shkallës Rihter ka goditur ishujt Macquarie në jugperëndim të Oqeanit Paqësor, ndërsa është dhënë a larmi për cunami.

Byroja Australiane e Meteorologjisë tha se epiqendra ishte afër ishullit Macquarie në Oqeanin Jugor.

Sipas të dhënave fillestare sizmike, tërmeti ka pasur një thellësi fokale prej 29.3 km.

Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), epiqendra u raportua 1200 kilometra në jugperëndim të Dunedin, Zelanda e Re.

MË TË LEXUARAT

To Top