Rozë

U dolën sekretet fare/ Banorët i tregojnë të gjitha: Kam pasur lidhje me një grua 47 vjeçe kur isha 23 vjeç

Banorët e Big Brother VIP kanë rrëfyer shpeshherë detaje nga jeta personale. Mirëpo, së fundmi, Vëllai i Madh iu ka kërkuar që të tregojnë një sekret që të tjerët nuk e dinë.

Ata kanë rrëfyer në dhomën e rrëfimit sekretet që kanë dhe më pas iu është dhënë 24 orë që të zbulojnë se kujt i përket secili sekret që kanë thënë.

Ata duhet të flasin më njeri-tjetrin, të bëjnë pyetje, të provokojnë apo ngacmojnë për të zbuluar sa më shumë informacion. Nëse një banor mendon se e ka gjetur se kujt i përket një sekret, duhet të tregojë në dhomën e rrëfimit se për kë bëhet fjalë. Banorët nuk duhet të thonë më shumë se një emër për një sekret.

Lista e sekreteve përmban: 1. Kam patur një pi ercing në një vend sekret dhe kanë patur fatin ta shohin vetëm disa njerëz.

2. Kur kam qenë 21 vjeç i kam qethur flokët zero dhe i kam dhuruar për një kauzë.

3. Një ditë kam parë në ëndërr gjyshin i cili nuk jeton më dhe më tha se duhet të ndihmoj fëmijët në nevojë dhe të bëhem misionare.

4. Kur kam qenë 23 vjeç kam pasur një të dashur e cila ishte 47 vjeçe.

5. Kam ndjekur kurset e dance sportiv sepse më pëlqente një vajzë dhe doja të lidhesha me të.

6. Në një periudhë shumë të vështirë nga ana ekonomike për familjen time kam shkuar kam pastruar shtëpi bashkë me mamin.

7. Kur kam qenë në Dubai për ditëlindjen e një miku kam hipur në deve por nga fr ika kam rënë dhe kam thyer këmbën.

8. Në pasaportë emri im është ndryshe.

9. Kur kam qenë në një situatë të vështirë më ka ndihmuar shumë një grua por pas një farë kohe u dashurua me mua.

MË TË LEXUARAT

To Top