Pas debatit të ashpër mes këngëtarit Luiz Ejlli dhe Kejvina Kthellës, që përshkallëzoi në dh unë fizike nga ana e saj dhe në god itjen e tij me shu plakë, produksioni i Big Brother VIP mori masa ndaj modeles, duke e nxjerrë nga shtëpia e famshme.
Ndërkohë, reagime të shumta ka pasur ndaj saj në rrjetet sociale. Madje komentet dhe kritikat për veprimin e Kejvinës kanë vërshuar në atë masë sa kanë detyruar mirëmbajtësit e faqes së saj zyrtare në Instagram, që të bllokojnë hapësirën për komente.
Të gjitha postimet e saj të fundit që kanë të bëjnë me paraqitjet e saj në Big Brother VIP Albania janë pa komente në Instagram, duke lejuar vetëm pëlqimet.
Debati i së shtunës mes Luizit dhe Kejvinën nisi për shkak të provokimeve të këngëtarit, të cilave modelja nuk ka mundur t’iu bëjë ballë.