Rozë

U eleminua nga ‘Big Brother’, zbulohet se çfarë ka ndodhur me Kejvinën

E ftuar në emisionin “Ndryshe”, Zhaklin Lekatari, u pyet nëse kishte krijuar simpati për ndonjë banor brenda shtëpisë dhe ajo tha emrin e Kejvinës.

Zhaklin Lekatari: Kejvina më pëlqente, do jepte shumë, por ngeci

Opinionistja u shpreh se priste shumë nga Kejvina, por trau mat në të cilat ngeci e bënë të mos e tregonte plotësisht veten.

“Ka shumë banorë që më pëlqejnë dhe një pjesë të tyre i njoh edhe nga jashtë. Kejvina më pëlqente për shembull. Kur hyri ajo, unë isha e bindur që do tregonte një anë tjetër të sajën, sepse ne e dimë se si i gjykojnë vajzat e bukura dhe modele në Shqipëri. Nuk po flas për mënyrën se si ajo reagoi, por aty ajo tregoi një humor.

Kishte një diko tomi, aty ajo tregohej edhe e mprehtë edhe naive në të njëjtën kohë. Nëse ajo nuk do të kishte pasur trau mat në të cilat ngeci, ajo do të jepte shumë më shumë. Por kur ti je në gjendje jo të mirë emocionale dhe të rikthehen disa tra uma, duhet të jesh në një ambient ku të duan sinqerisht, jo në një ambient ku ka garë shumë të fortë dhe shumë tension emocional edhe mendor”, tha Zhaklina.

Zhaklin Lekatari: Kejvina më pëlqente, do jepte shumë, por ngeci

MË TË LEXUARAT

To Top