Opinionistët Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku kanë darkuar mbrëmë me banorët e Big Brother VIP në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Banorët kanë gatuar për ta dhe darkashkoishkëlqyeshëm. Në një moment Einxhel i ka treguar shtëpinë Balinës dhe ambientet kryesore.
Kur hyri në dhomën e gjumit, Balina lëshoi një koment ‘pikant’ kur pa rrëmujën. “Më duket vetja sikur jam në treg”, u shpreh ajo.
Në fakt, shpeshherë rrjeti por edhe personazhe të ndryshme publik kanë kritikuar banorët e BBV për rrëmujën e madhe në shtëpi dhe mbi të gjitha për papastërtinë.
Blogeri Olti Curri vazhdimisht e vë në dukje me të drejtë këtë gjë, pasi ka momente që papastërtia bie në sy që nga syri i publikut në shtëpi, imagjinoni nga aty afër.
Mirë do ishte që banorët përveç debateve, diskutimeve të ndryshme dhe gjithë pjesës tjetër të qëndrimit të tyre në BBV, të jenë më të kujdesshëm me pastërtinë.