Një tjetër aktor bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme të Shqipërisë. Amos Muji Zaharia është konkurrenti i radhës i cili i bashkohet banorëve për të bashkëjetuar me pjesën tjetër të tyre.
”I futem detit me këmbë në njëfarë mënyre, nuk e di akoma se me çfarë po përballem. Defekti im është që jam një njeri pa defekte”, kështu u shpreh aktori në klipin e tij prezantues.
Mes emocioneve ai shprehet më gati se kurrë për të nisur këtë aventurë më banorët e tjerë.
”Gati për një sfidë, jam shumë i emocionuar por emocione pozitive”, shtoi ai pak minuta përpara se të hynte në shtëpi.