Sekretari amerikan i Shtetit shkon në Qipro të shtunën në përpjekje për të kërkuar një zgjidhje paqësore për tensionet në rritje në Mesdheun Lindor.
Ai gjithashtu i kërkoi Turqisë që të tërheqë forcat us htarake nga zona e kontestuara.
Pompeo shkon në Qipro pas kthimit nga Doha. Kjo vizitë e tij, zhvillohet pas bisedave telefonike mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut të tij turk Rexhep Tajip Erdogan si dhe me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.
Kreu i diplomacisë amerikane përshëndeti ndërkaq përpjekjet e Gjermanisë për të ulur tensionet. Midis Greqisë dhe Turqisë është vendosur dhe Franca që ka dhënë mbështetje e saj të qartë për Greqinë dhe Qipron.