Vëllai binjak i Donaldit, Romeo, hyri dje në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Pasi u çmall me të në dhomën e surprizave, Romeo veshi rrobat e Donaldit dhe shkoi pranë banorëve. Ata u habitën kur e panë por nuk reaguan. Më vonë, Einxhel u bind dhe tha se ai është Romeo.
Në një letër që i ka dërguar më herët, Romeo i shkruante Donaldit edhe për Beniadën, duke i kërkuar “t’i thotë ndonjë gjë të mirë”.
Sonte ai kishte mundësinë ta bënte vetë këtë gjë. Teksa e përqafoi, e komplimentoi modelen dhe kur po ikte i tha se për çdo gjë mund të kërkojë ndihmën e tij.