Rozë

U gënjye dje nga produksioni/ Luizit i dhuruan pushime me Kiarën

Banorët u vendosën përballë një sfide. Ata duhen të hanin sa më shumë ëmbëlsira në një kohë prej 30 sekondash. Pjesë e lojës u bënë Keisi, Kiara, Kristi, Luizi dhe Tani.

Sara dhe Lori Hoxha tregojnë prapaskenat e pathëna - Konica.al

Ky i fundit sapo ra gongu, hoqi dorë nga sfida. Banori i cili ka ngrënë më shumë ëmbëlsira, përfitoi një udhëtim falas nga kompania prestigjoze “Sava Tours”, në Antalya.Luizi u shpall fitues.

Mbrëmja e së shtunës ka nisur me dinamika në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Kjo pasi në fillim të spektaklit, këngëtari Luiz Ejlli pati një kërkesë publike për produksionin, të cilën ia tha moderatores Arbana Osmani.

Ai tha se ka rënë dakord me Oltën dhe dëshirojnë një përballje kokë më kokë, duke shkuar vetëm ata të dy në televotim.Artisti shkodran theksoi se për të shkuar që të dy vetëm në një televotim kanë rënë dakord edhe të gjithë banorët e tjerë.

Me të dëgjuar këtë, Arbana iu drejtua Luizit duke i thënë: “Në çfarë ore e doni këtë dëshirë?”.Pas kësaj banorët filluan të qeshin, duke kuptuar se kërkesa e Luizit dhe Oltës është qesharake dhe se rrjedhën e ngjarjeve në shtëpi e cakton vëllai i madh dhe jo banorët.

MË TË LEXUARAT

To Top