Ilir Shaqiri u martua me Emanuelën dhe një ndër momentet më të bukura të dasmës ka qenë kërcimi me prindërit e tij.
Dasma u zhvillua buzë detit me një arredim përrallor. Të ftuar ishin 150 persona, mes tyre figura shumë të njohura publike si Ermal Mamaqi, Amarda Toska, Arbana Osmani, Eduart Grishaj, Sara Hoxha, Vera Grabocka, Irgen Çela, Arjola Demiri, Sheila Haxhiraj, Ardit Çuni, Meridian Ramçaj, Valon Krasniqi, Arbër Sulstarova, Valbona Selimllari e të tjerë.
Dasmën fituesi i “Big Brother VIP” ka zgjedhur ta bëjnë buzë detit në Durrës nën ngjyrat e mrekullueshme që perëndimet falin, ashtu siç e kishte paralajmëruar, në ditën e lindjes së bashkëshortes së tij.
Pak muaj më parë Iliri deklaroi se nuk kishte zhvilluar dasmë, por vetëm një ceremoni martesore në bashki në Itali dhe një darkë private me 14 persona.Andaj balerini i njohur ka zgjedhur ta çojë deri në fund adetin për të pasur një kujtim të bukur me aktoren italiane, me të cilën ka edhe një vajzë, Emily.Përvec familjarëve të tyre, cifti kishte ftuar në këtë ceremoni buzë detit edhe shumë personazhe të njohur në Shqipëri dhe sigurisht miq të tyre.