Një lajm i mirë ka mbërritur së fundmi nga Greqia. Mësohet se një 27-vjeçare shqiptare e raportuar e zhdukur disa ditë më parë është gjetur.
Bashkëshorti i saj ka njoftuar pol icinë greke se gruaja e tij është kthyer shëndoshë e mirë. Ende nuk dihen rrethanat se si ajo është kthyer sërish në banesë dhe arsyet e zhdukjes së saj.
Së fundmi është zbardhur edhe letra e lamtumirës që e reja shqiptare i la bashkëshortit të saj para se të zhdukej.
“Gjoni im, dua t’ju kërkoj falje, por nuk mund të duroj më. Kam duruar shumë deri më tani. Të kam dashur dhe të dua shumë! Nuk do ta harroj se si më shikuan ato sy ditën e parë që u takuam sepse ti më vështron ashtu edhe sot! Më pëlqen të shihem në sytë e tu sepse më admiron dhe më tregon se sa e rëndësishme jam për ty! Do të më mungojë shumë përqafimi yt! Faleminderit për tre krijesat e vogla që më dhurove, faleminderit për këtë familje të bukur që më dhurove. Merrni vajzat tona dhe shëroje shpirtin e tyre. Të dua shumë! Antonia…”, shkruante ajo në letër.