“Edhe nëse jetojmë, edhe nëse vde sim, jemi të Zotit”. Ky është mesazhi që ka përcjellë Kryepeshkopi i Kishës Orthodokse në Shqipëri, Anastas Janullatos ndërsa largohej drejt spitalit në Greqi për kurim pas infektimit nga koronavirusi.
“Pjesëmarrja në dhimbjen e përbashkët është dhuratë Perëndie… Mos u shqetësoni, gjithçka do të kalojë… Edhe nëse jetojmë, edhe nëse vd esim, jemi të Zotit” shprehet Janullatos.
Kleriku i lartë është dërguar në spitalin Evangelismos në Athinë për një shërbim më të specializuar. Për dërgimin e tij në shtetin grek është përdorur një avion ush tarak. Anastas Janullatos është plot 91 vjeç dhe që prej fillimviteve ’90 është në krye të Kishës Orthodokse Shqiptare.