Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, është nisur për kurim më të specializuar pas infektimit me Covid-19.
Lajmin e bën të ditur televizioni Ora dhe Ora News.
Mësohet se kryebashkiaku do të kurohet në spitalin Acibadem në Stamboll. Kujtojmë që kryetari i bashkisë njoftoi disa ditë më parë se ishte i prekur me virusin Covid-19 dhe gjendja e tij shëndetësore ishte e mirë.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social ‘Facebook”, Veliaj informoi se është izoluar në banesë dhe prej aty do vazhdojë aktivitetin e përditshëm të punës.
“Miq, pas testit më njoftuan se dola pozitiv nga covid-19. Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja ime. Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia.